Uashingtoni godet Ankaranë për marrjen e S-400
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89519-uashingtoni_godet_ankaranë_për_marrjen_e_s_400
Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump duket se ka vendosur të godasë me sanksione Turqinë mbi blerjen e sistemit rus të raketave S-400.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2019 14:39 Europe/Tirane
  • Uashingtoni godet Ankaranë për marrjen e S-400

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump duket se ka vendosur të godasë me sanksione Turqinë mbi blerjen e sistemit rus të raketave S-400.

Sipas një raporti të publikuar nga Bloomberg të dielën, Uashingtoni po planifikon të shpallë sanksione ekonomike kundër Ankarasë në fund të javës së ardhshme, në pritje të konfirmimit përfundimtar të Presidentit të SHBA, Donald Trump. Sanksionet, siç raportoi Bloomberg, ishin një nga tre opsione që Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes të SHBA-së së bashku me Këshillin e Sigurisë Kombëtare kishin parashikuar për të shkaktuar "shkallë të ndryshme dënimesh" për Ankaranë, e cila mori të premten grupin e parë të sistemeve S-400. Sanksionet e tilla do të shkëpusin firmat turke nga sistemi financiar amerikan, duke e bërë pothuajse të pamundur që ato të blejnë pjesë amerikane ose të shesin prodhimet e tyre në SHBA. Uashingtoni në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar Ankaranë se, përveç përballjes me dënime ekonomike, do të rrezikonte të largohej nga programi prodhues i avionëve luftarakë F-35 nëse ajo përfundon marrëveshjen me Rusinë.