Përgjigja ushtarake e Kinës ndaj SHBA-ve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89520-përgjigja_ushtarake_e_kinës_ndaj_shba_ve
Ushtria kineze ka kryer manovra ajrore dhe detare përgjatë brigjeve juglindore të vendit, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes e Kinës pas shitjeve të fundit të armëve të SHBA në Tajvan, një provincë që pretendohet nga Kina.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Përgjigja ushtarake e Kinës ndaj SHBA-ve

Ushtria kineze ka kryer manovra ajrore dhe detare përgjatë brigjeve juglindore të vendit, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes e Kinës pas shitjeve të fundit të armëve të SHBA në Tajvan, një provincë që pretendohet nga Kina.

Në një deklaratë të shkurtër dhe pa dhënë një vend të saktë gjeografik, ministria, e cituar nga Reuters, tha se Ushtria Çlirimtare e Popullit kishte organizuar këto ushtrime gjatë ditëve të fundit. Gjithashtu, javën e kaluar, Kina ka testuar një numër të raketave balistike anti-anije në Detin e Kinës Jugore. Sipas ekspertëve, me manovra të tilla, Kina synon të marrë lëshime nga rivali i saj amerikan në bisedimet e ardhshme. Testi i raketave balistike të Pekinit ishte një shfaqje e forcës nga ushtria kineze përballë Shteteve të Bashkuara. Ekspertët ushtarakë kinezë theksojnë se presioni i SHBA ndaj Kinës nuk ishte më i kufizuar në tregti dhe se Pekini ishte gjithashtu i irrituar me lëvizjet e SHBA në Hong Kong dhe Tajvan. "Këto ushtrime ishin manovra rutinë në përputhje me planet vjetore të forcave të armatosura", shtoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës, pa dhënë detaje të mëtejshme. I vendosur përgjatë ngushticës së Tajvanit, bregu juglindor i Kinës është një nga zonat më të ndjeshme të vendit, i lakmuar kryesisht nga amerikanët dhe britanikët që filluan një përballje të dhunshme me Pekinin duke i shitur Tajvanit armatime të ndjeshme. Manovra ajrore dhe detare kineze kryhet në një kohë që Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen po udhëton në Nju Jork për të vizituar Karaibet, një vizitë që ka zemëruar autoritetet kineze, duke krijuar një tendosje më të madhe mbi marrëdhëniet Kinë-SHBA tashmë të dëmtuara nga një luftë e madhe tregtare. Të premten, më 12 korrik, Kina reagoi fuqishëm ndaj kërcënimit të sanksioneve të përdorura nga amerikanët të cilët thonë se po studiojnë sanksionet anti-kineze, nëse Pekini vazhdon të blejë naftë iraniane, më shumë se 600,000 fuçi në ditë. Zëdhënësi i diplomacisë kineze hodhi poshtë kërcënimet, duke thënë se Kina ishte gati për të sfiduar Shtetet e Bashkuara. Në vitet e fundit, Kina ka intensifikuar stërvitjet e saj ushtarake rreth Tajvanit, duke përfshirë ushtrime të rregullta "të rrethimit të ishullit" dhe dërgimin e anijeve luftarake në ujërat rreth Tajvanit. Disa ekspertë nuk e përjashtojnë mundësinë e aneksimit të ishullit sipas modelit të Krimesë, nëse boshti SHBA-Britani vazhdon provokimet e tij ndaj Pekinit.