Liderja e CDU-së, ministrja e re e Mbrojtjes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89584-liderja_e_cdu_së_ministrja_e_re_e_mbrojtjes
Liderja e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer do të marrë postin e Ursula von der Leyen si ministre e Mbrojtjes, sipas medies gjermane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 17, 2019 09:42 Europe/Tirane
  • Liderja e CDU-së, ministrja e re e Mbrojtjes

Liderja e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer do të marrë postin e Ursula von der Leyen si ministre e Mbrojtjes, sipas medies gjermane.

Në ditët e mëparshme, kur Ursula von der Leyen ishte përcaktuar si presidente e Komisionit Europian, Kramp Karrenbauer kishte bërë me dije se nuk ishte e interesuar për një rol në qeveri, duke preferuar që t’i kushtohej drejtimit të partisë

Kjo është në kohën kur kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë sot një takim qeveritar në Berlin edhe pse feston 65-vjetorin.

“Kjo do të thotë që nuk jemi më të rinj. Por, më me përvojë, ndoshta”, tha Merkel javën e kaluar kur u pyet për ditëlindjen e saj.

Përpara fillimi të takimit qeveritar, ministrja e Bujqësisë, Julia Kloeckner i uroi asaj ditëlindjen.

“E zgjuar, e matur, pragmatike dhe me aftësinë t’i besuar pasjen në fokus të çështjeve të mëdha – kjo është Angela Merkel”, tha Kloeckner.