Presidenti i Nikaraguas: Sanksionet amerikane kundër Iranit janë të jashtëligjshme
Presidenti i Nikaraguas i konsideron të paligjshme sanksionet e SHBA kundër kombit të Iranit.
Sipas IRNA, Daniel Ortega, president i Nikaragua, të hënën në një takim me ministrin e jashtëm të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, në Managua, duke shprehur pakënaqësinë me gjendjen aktuale në botë deklaroi se kjo situatë është krijuar për shkak të veprimeve të qeverisë së SH.B.A. dhe se amerikanët vazhdojnë duke shantazhuar dhe shkelur ligjet ndërkombëtare të tregtisë, fyejnë botën edhe aleatët e saj. Nga ana e tij Ministri i jashtëm i Iranit tha se pavarësisht nga të gjitha ligjet, rregulloret dhe rezolutat, Shtetet e Bashkuara po kryejnë terrorizëm ekonomik kundër kombeve të pavarura të botës. Zarif gjithashtu theksoi vullnetin e Teheranit për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe me Managuas dhe është gati për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si ajo e tregtisë, industrisë, energjisë, bujqësisë dhe financave. Kreu i diplomacisë iraniane u takua edhe me Gustavo Porras Cortés, kreu i Asamblesë Kombëtare dhe Denis Moncada, Ministri i Punëve të Jashtme të Nikaraguas. Muhamed Xhavad Zarif arriti në Amerikën Latine të hënën në mëngjes dhe pasi të largohet nga Nikaragua do të shkojë për vizitë në Bolivi.