Vdiq "Kasapi i Pekinit" në moshën 90 vjeçare
Më datë 3 korrik, tanket hyrën në shesh dhe ushtarët hapën zjarr në drejtim të protestuesve. Shumë persona civilë u vranë në shesh dhe në rrugët rreth tij dhe shumë të tjerë u plagosen.
Autoritetet pas kësaj ngjarje patën thënë se askush nuk u vra në shesh. Kina kurrë nuk ka deklaruar ndonjë statistikë zyrtare për numrin e të vrarëve, mirëpo supozohet gjatë kësaj ngjarje janë vrarë me qindra persona. Vëzhguesit dhe grupet e të drejtave të njeriut htonë se numri i të vrarëve mund të jetë me mijëra persona.
Li Peng, ish-kryeministri i Kinës, i cili gjatë protestave të Tian An Man të vitit 1989, e kishte shpallur gjendjen policore, tani ka vdekur në moshën 90 vjeçare.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve BBC, Li Peng vdiq ditën e hënë në mbrëmje për shkak të një sëmundje. Ai gjatë viteve 1980-ta dhe 1990-ta ka drejtuar poste të larta shtetëror në Kinë.
Ai për shkak të rolin që kishte në shtypjen e përkrahësve të demokracisë në sheshin Tian An Man të cilët ishin mbledhur në një tubim protestues, u njoh si "Kasapi i Pekinit". Ushtarët në të kohë kanë vrarë me qindra persona civilë.
Li Peng më vonë ka mbrojtur veprimin e tij si një veprim të domosdoshëm.
Agjencia e lajmeve Shinhua ka shkruar se Li Peng gjatë protestave në sheshin Tian An Man të Pekinit ka kryer veprime të prera me qëllim të parandalojë dhunë anti-revolucionare dhe pasigurinë.
Kina në mënyrë të vazhdueshme ka censuruar lajmet në lidhje me vrasjen e tre dekadave të fundit në këtë vend dhe shmanget çfarëdo lloj informimi ose diskutimi në lidhje atë ngjarje që kanë ndodhur në atë kohë.
Vur Kaiçi, një prej liderëve të protestave i cili aktualisht jeton në internim, ka thënë për BBC se është i gëzuar për vdekjen e Li Peng. Ai ka shtuar se ata të cilët kanë humbur të dashurit e tyre në korrikun e vitit 1989, vazhdojnë të presin zbatimin e drejtësisë.
Çfarë ka ndodhur në vitin 1989?
Përkrahësit e demokracisë në shenjë proteste ndaj qeverisë, në prill të vitit 1989 kishin pushtuar sheshin Tian An Man dhe kishin filluar protestat më të gjera politike në historinë e Kinës komuniste. Këto protesta zgjaten gjashtë javë.
Në natën e 3 korrikut, tanket hyrën në shesh dhe ushtarët hapën zjarre në drejtim të protestuesve dhe vrarë shumë persona civilë në shesh dhe në rrugët për rreth tij. Shumë të tjerë u plagosen.
Autoritet pas kësaj ngjarje, deklaruan se askush nuk u vra në shesh.
Kina kurrë nuk ka deklaruar ndonjë statistikë zyrtare për numrin e të vrarëve, mirëpo supozohet gjatë kësaj ngjarje janë vrarë me qindra persona. Vëzhguesit dhe grupet e të drejtave të njeriut htonë se numri i të vrarëve mund të jetë me mijëra persona.