Guterres: Shkatërrimi i shtëpive palestineze është i paligjshëm
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim rreth shkatërrimit të shtëpive palestineze nga regjimi sionist dhe tha se politika e Izraelit për të shkatërruar pronën palestineze nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Regjimi sionist të hënën e kaluar ka nisur operacionin më të madh për prishjen e shtëpive palestineze në periferi të Kods me qëllimin e judaizmit të këtij qyteti. Ushtria sioniste ka shkatërruar me dhjetëra shtëpi në zonën e Wadi al-Homs në Kodsin e pushtuar juglindorë dhe ka dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre. Regjimi sionist është përballur me reagime të gjera globale. Amnesty International këtë veprim të regjimit sionist e ka quajtur një krim lufte. Regjimi sionist e ka injoruar gjithmonë kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve sioniste, duke pasur mbështetjen e SHBA në këtë drejtim.