Shtohet përballja ekonomike e Amerikës dhe Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89822-shtohet_përballja_ekonomike_e_amerikës_dhe_evropës
Donald Trump president i Amerikës që nga koha e ardhjes në pushtet në janar të vitit 2017, ka nisur një luftë ekonomike duke shtuar tarifat doganore për mallrat që importon Amerika nga vendet e tjera. Kjo politikë sigurisht është përballur me reagimin reciprok të vendeve të tjera si rivalëve ashtu edhe të partnerëve tregtarë të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2019 14:50 Europe/Tirane
  • Shtohet përballja ekonomike e Amerikës dhe Evropës

Donald Trump president i Amerikës që nga koha e ardhjes në pushtet në janar të vitit 2017, ka nisur një luftë ekonomike duke shtuar tarifat doganore për mallrat që importon Amerika nga vendet e tjera. Kjo politikë sigurisht është përballur me reagimin reciprok të vendeve të tjera si rivalëve ashtu edhe të partnerëve tregtarë të Amerikës.

Vendimi i fundit i Francës për të vendosur taksa ndaj kompanive të mëdha teknologjike amerikane, ka ngjallur reagimin e ashpër të Donald Trump presidentit të Amerikës. Qeveria franceze kohë më parë njoftoi për vendosjen e taksave ndaj kompanive të teknologjisë informative të Amerikës në një vlerë prej 700 milion euro. Taksat vendosen ndaj atyre kompanive që kanë më shumë se 25 milion euro të ardhura vjetore dhe sipas ligjit ata duhet të paguajnë 3% të këtyre të ardhurave për qeverinë franceze. Kompanitë si Google, Facebook dhe Amazon, janë ndër ato kompani që përfshihen nga sistemi i ri taksave në Francë. presidenti amerikan në një mesazh të tij në Twitter ka kritikuar ashpër vendimin e Francës për marrjen e taksave shtesë për kompanitë e teknologjisë informative të Amerikës. Në këtë mesazh Trump ka thënë: marrëzia e Makron do të pasohet nga veprime reciproke kundër Francës. Amerika në kundërpërgjigje të këtij veprimi të Parisit mund të vendosë tarifa doganore ndaj disa produkteve franceze. Presidenti amerikan pretendon se nëse duhet që këto kompani të paguajnë taksa, taksat duhet të shkojnë në buxhetin e shtetit amerikan. Shtëpia e Bardhe me anë të një deklarate ka shprehur pakënaqësinë nga taksa dixhitale e Francës dhe ka thënë se ky veprim i njëanshëm synon kompanitë novatore të Amerikës. Sipas qeverisë amerikane, ajo nuk do të qëndrojë e heshtur ndaj diskriminimit që u bëhen kompanive me bazë në Amerikë. Departamenti Amerikan i Thesarit gjithashtu ka kritikuar veprimin e Francës dhe ka deklaruar se pret nga Parisi që hartojë një ligj të ri për marrjen e taksave. Departamenti Amerikan i Thesarit, planin e Parisit për taksa e ka quajtur të padrejtë pasi ky plan synon direkt kompanitë amerikane. Bruno Le Maire, ministër i ekonomisë dhe financave në Francë ka reaguar ndaj kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj mallrave franceze dhe ka thënë: Franca do të zbatojë vendimin e saj për të vendosur taksa ndaj kompanive të teknologjisë informative. Vendosja e taksave ndaj aktiviteteve dixhitale është një sfidë për të gjithë. Ne kërkojmë të arrijmë një akord me vendet e grupit G-7, mirëpo në të njëjtën kohë Parisi do të zbatojë vendimet e tij kombëtare. Kompanitë e teknologjisë informative, në shumicën e rasteve gjenden në Amerikë dhe janë shumëkombëshe. Këto kompani punën e tyre e kryejnë në atë formë që me gjithë të ardhurat e larta, ata paguajnë shumë pak taksa dhe në disa raste nuk paguajnë aspak. Këto kompani janë ndër kompanitë më me vlerë në botë. Kompania Amazon me 315.5 miliard dollarë është një prej kompanive më me vlerë në botë. Pas saj renditet kompania Google me 309 miliard dollarë. BE thekson se kompanitë dhe bizneset e tjera në këtë union paguajnë rreth 23% të të ardhurave të tyre ndërkohë që industria e internetit dhe teknologjia informative paguan nga 8-9% të të ardhurave të tyre. Duke pasur parasysh këtë disnivel, Franca ka hedhur hapin e parë në këtë fushë dhe duke vendosur taksë 3% mundohet të balancojë nivelin e marrjes së taksave nga kompanitë dixhitale. Amerika thotë se vetëm ajo ka të drejtë të shtojë tarifat doganore dhe taksat kundër vendeve dhe kompanive të tjera ndërkohë që në rast se përballet me ndonjë veprim reciprok, kjo çështje për Uashingtonin është e papranueshme. Trump duke e cilësuar marrëzi vendimin e presidentit Macron haptazi ka ofenduar presidentin francez për shkak të marrjes së taksave nga kompanitë amerikane dhe kjo tregon këndvështrimin nga lartë poshtë dhe ofenduese të Amerikës për krerët evropianë.