Landi lindor i Gjermanisë kundërshton sanksionet evropiane kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89856-landi_lindor_i_gjermanisë_kundërshton_sanksionet_evropiane_kundër_rusisë
Autoritetet e landit lindor të Gjermanisë kanë kërkuar heqjen e qëndrimeve të ashpra të BE ndaj Rusisë dhe sanksioneve kundër këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2019 15:22 Europe/Tirane
  • Landi lindor i Gjermanisë kundërshton sanksionet evropiane kundër Rusisë

Autoritetet e landit lindor të Gjermanisë kanë kërkuar heqjen e qëndrimeve të ashpra të BE ndaj Rusisë dhe sanksioneve kundër këtij vendi.

E përjavshmja gjermane “Spiegel” në një raport të saj ka shkruar se drejtuesit e landit lindor të Gjermanisë nga partia socialdemokrate dhe demokristiane ditën e shtunë kanë kërkuar nga BE dhe Berlini që të marrin qëndrime të reja ndaj Rusisë.  

Michael Kretschmer, kryeministri i landit Zaksen të Gjermanisë, ka theksuar kërkesën e tij për t’i dhënë fund sanksioneve të BE kundër Moskës dhe ka deklaruar: “Si një politikan gjerman, po mendoj për shumë kompani të cilat në landin lindor të Gjermanisë kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të politikave sanksionuese të BE kundër Rusisë”.

Kretschmer shtoi se shumë qytetarë të Gjermanisë gjithashtu pajtohen me heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe kjo nuk është një çështje e veçantë për landin lindor të Gjermanisë.

Këto deklarata janë mbështetur edhe nga Dietmar Woidke, kryeministri i landit Brandenburg të Gjermanisë, i cili ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e qëndrimeve të ashpra të BE kundër Rusisë.