"Washington Post": Trump, ankthi më i keq i demokracisë!
Gazeta amerikane "Washigton Post" ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, është ankthi më i keq i demokracisë në këtë vend i cili po realizohet gradualisht.
Kjo gazetë amerikane ditën e hënë në një raport të saj ka shkruar: "Trump gjithnjë po mundohet të përdorë fjalë të cilat nxisin vetëm përçarje".
"Washington Post" në raportin e saj shtoi: "Shtypja dhe armiqësia racore në Amerikë ka ekzistuar edhe më parë dhe ajo po djeg gradualisht shtresat e shoqërisë amerikane, mirëpo Trump që nga koha e hyrjes në botën e politikës, ka shfrytëzuar për interesat e tij këto dallime dhe mosmarrëveshje dhe racizmin e ka përdorur si mjet politik për të çuar përpara qëllimet e tij".
Ttrump në deklaratat e tij më të fundit raciste dhe përçarëse, ka sulmua Elijah Cummings, përfaqësuesin afrikano-amerikan të Kongresit të Amerikës dhe fushatën elektorale të tij e ka quajtur një "Pazar i trazuar me plotë minj".
Trump ditëve të fundit në mesazhet e publikuar në Twitter, ka sulmuar edhe tre gra me ngjyrë anëtare të Kongresitgg të Amerikës Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib duke dhënë deklarata raciste dhe ofenduese ndaj tyre.