Amerika sanksionon një shtetas të Koresë së Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89895-amerika_sanksionon_një_shtetas_të_koresë_së_veriut
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj një shtetasi koreano-verior për shkak të shkeljes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Phenianit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2019 06:02 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon një shtetas të Koresë së Veriut

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj një shtetasi koreano-verior për shkak të shkeljes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Phenianit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës DATH ditën e hënë ka dalë me një deklaratë ku bëri të ditur se Kim Sual Il një prej afaristëve të Koresë së veriut është sanksionuar për shkak të anashkalimit të sanksioneve të KS të OKB kundër Phenianit. Ky departament ka thënë se shkak i sanksionimit të tij është bërë bashkëpunimi i këtij afaristi në programin raketor të Koresë së Veriut që përballet me sanksionet e Amerikës. Sigal Mandelkor sekretari i departamentit amerikan të thesarit thotë se ky departament do të vazhdojë të sanksionojë ata persona të cilët shkelin rezolutat e KS të OKB dhe anashkalojnë sanksionet amerikane kundër programeve të jashtëligjshme të raketave balistike dhe atomike të Koresë së Veriut.