Gjermania dhe Franca mundohen të ruajnë marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89920-gjermania_dhe_franca_mundohen_të_ruajnë_marrëveshjen_bërthamore
Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz tha se vendi i tij po bashkëpunon ngushtë me Francën dhe Britaninë, për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për uljen e tensioneve në Gjirin Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2019 05:47 Europe/Tirane
  • Gjermania dhe Franca mundohen të ruajnë marrëveshjen bërthamore

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz tha se vendi i tij po bashkëpunon ngushtë me Francën dhe Britaninë, për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për uljen e tensioneve në Gjirin Persik.

"Qëllimi i të gjithë politikanëve përgjegjës duhet të jetë të vëzhgojnë situatën me më shumë maturi dhe me kujdes dhe të mos bëhen faktor të një krizë edhe më të madhe," tha Scholz në një intervistë me median. Më parë, Shtetet e Bashkuara rritën presionin diplomatik ndaj Gjermanisë dhe zyrtarisht i kërkuan vendit të Evropës Perëndimore të bashkohej me misionin e saj detar në Gjirin Persik kundër asaj që pretendohet si "agresion iranian". "Ne kemi i kërkuar zyrtarisht Gjermanisë të bashkohet me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës së Hormuzit dhe luftimin e agresionit iranian," tha Tamara Sternberg-Greller, një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Berlin. Shumë politikanë gjermanë thuhet se kanë shprehur rezerva të mëdha për çdo mision detar dhe kanë frikë se çdo veprim i tillë - veçanërisht ai i orkestruar dhe i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara - mund të rrisë rrezikun e një agresioni ushtarak mbi Iranin.