Amerika pretendon për vrasjen e djalit të Bin Laden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89936-amerika_pretendon_për_vrasjen_e_djalit_të_bin_laden
Kanali televiziv amerikan NBC njoftoi se shërbimi informativ amerikan ka pretenduar vrasjen e Hamzait djalit të Osama Bin Laden themeluesit të grupit terrorist Al Kaida.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 01, 2019 07:57 Europe/Tirane
  • Amerika pretendon për vrasjen e djalit të Bin Laden

Kanali televiziv amerikan NBC njoftoi se shërbimi informativ amerikan ka pretenduar vrasjen e Hamzait djalit të Osama Bin Laden themeluesit të grupit terrorist Al Kaida.

Tre funksionarë amerikanë, i kanë deklaruar kanalit NBC se informacionet tregojnë për vrasjen e Hamzait djalit të Bin Ladenit. Sipas këtij shërbimi Hamzai është vrarë në një operacion special të forcave të CIA-s amerikane në Afganistan. Ministria e brendshme e Arabisë Saudite në një artikull të gazetës Em ul-Gari ka njoftuar se kjo ministri ka anuluar shtetësinë e Hamza bin Laden, djalit të Osama Bin Ladenit kreut të rrjetit terrorist Al Kaida. Ma herët në mars të vitit 2019, departamenti amerikan i thesarit kishte akorduar një shumë prej 1 milion dollarësh si shpërblim për çdo informacion mbi vendndodhjen e Hamza bin Ladenit. Hamzai kishte kërcënuar Amerikën se do të merrte hakun e gjakut të babait të tij. Hamza ka lindur në vitin 1989 dhe është shtetas i Arabisë Saudite dhe bashkëshorti i vajzes se Muhamed Ata personi kryesor për rrëmbimin e avionëve dhe sulmin ndaj dy kullave binjake të Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2001 në Amerikë. sipas një letre të Osama Bin Laden të gjetur në ndërtesën Ebit Abad në Pakistan, vendi ku u vra Osama Bin Ladeni, ai ka përgatitur djalin e vet për të drejtuar rrjetin Al Kaida pas vdekjes së tij.