Gjermania dhe Franca kundërshtojnë sanksionimin e Zarif
Franca dhe Gjermania kanë dënuar dhe kundërshtuar vendimin e Departamentit Amerikan të Thesarit për sanksionimin e Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit.
Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Francës shprehet shqetësimi mbi këtë veprim të Amerikës dhe është kërkuar që tensionet të zgjidhen në formë diplomatike. Ndërsa ministria e jashtme e Gjermanisë me anë të një deklarate ka dënuar sanksionimin e ministrit të jashtëm të Iranit dhe këtë veprim e cilësoi shkelje të rrugëzgjidhjeve diplomatike. Kjo deklaratë gjithashtu thekson se ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së madhe vazhdimisht janë në kontakt me Muhamed Xhavad Zarif dhe se ata do të vazhdojnë këto kontakte. Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit pas sanksionimit të ministrit Zarif ka pretenduar se ministria e jashtme e Iranit nuk është vetëm mjet diplomatik por është kthyer në një mjet për forcimin e politikave destabilizuese. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është sanksionuar nga Amerika pasi është konsideruar si zëdhënësi kryesor i Iranit në Botë. Ministri i jashtëm iranian menjëherë pas sanksionimit të tij ka parashtruar pyetjen se e vërteta qenka kaq e dhimbshme dhe tha : Sanksionet e Amerikës nuk ndikojnë tek ai dhe tek familja e tij pasi ai nuk posedon asnjë kapital apo interes jashtë Iranit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha: Jam i kënaqur që Amerika mua më konsideron rrezik të madh për programet e saj.