Facebook bllokon llogari të lidhura me Riadin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89955-facebook_bllokon_llogari_të_lidhura_me_riadin
Rrejti social Facebook ka mbyllur disa llogari të këtij rrjeti që lidhen me Riadin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2019 13:29 Europe/Tirane
  • Facebook bllokon llogari të lidhura me Riadin

Rrejti social Facebook ka mbyllur disa llogari të këtij rrjeti që lidhen me Riadin.

Disa prej këtyre llogarive kanë pasur më shumë se 1.4 milion përkrahës. Sipas një raporti të Middle Eeast Eye, rrjeti social Facebook ka mbyllur këto llogari false që lidhen me Arabinë Saudite për shkak se ato kryenin propagandë për interes të Riadit dhe sulmonin kundërshtarët e tij. Kjo është hera e parë që Arabia Saudite ndëshkohet në këtë mënyrë nga Facebook. Me urdhër të Saud Kehtani këshilltar i lartë i princit Muhamed bin Selman, i cili akuzohet për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, kohët e fundit në rrjetet sociale kryesisht në Facebook janë hapur me mijëra llogari për të propaganduar dhe reklamuar në interes të princit të kurorës dhe për të  njollosur kundërshtarët e regjimit Al Saud. Këto llogari në kohën e vrasjes së Jamal Khashoggi më 2 tetor të vitit 2018, brenda në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, kanë zbatuar një fushatë për shpërndarjen e lajmeve dezinformuese dhe devijuese. CIA amerikane ka konfirmuar faktin se gazetari Khashoggi është vrarë me urdhër të princit të kurorës në Arabinë Saudite.