Kina do të përgjigjet pasi SHBA shton tarifat
Kina deklaroi se nuk do të shantazhohet dhe paralajmëroi për hakmarrje pasi Presidenti amerikan Donald Trump u zotua të rrisë tarifën 10% për 300 miliardë dollarë të importeve kineze nga muaji tjetër, duke përshkallëzuar ashpër një grindje tregtare midis ekonomive më të mëdha në botë.
Pekini nuk do të tërhiqet asnjë grimcë nën presionin e Uashingtonit, tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying gjatë një konference të rregullt me mediat në Pekin. Uashingtoni në 1 shtator do të rritë tarifat mbi një sërë produktesh kineze me vlerë 300 miliardë dollarë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, paralajmëroi të enjten se rritja do të jetë progresive deri në 25 për qind nëse Kina vijon t'i dredhojë marrëveshjes tregtare dypalëshe. Sipas Pekinit, tarifat nuk janë zgjidhje konstruktive. Masat e mundshme hakmarrëse nga Kina mund të përfshijnë tarifa, ndalimin e eksportit të bimëve të rralla dhe gjobat ndaj kompanive amerikane në Kinë, thonë analistët. Deri më tani, Pekini është përmbajtur nga rritja e tarifave të naftës së papërpunuar dhe avionëve të SHBA-së, pasi vendosi tarifa shtesë hakmarrëse deri në 25% mbi rreth 110 miliardë dollarë të mallrave amerikane që prej shpërthimit të luftës tregtare vitin e kaluar.