Maduro reagon ndaj deklaratës së Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89972-maduro_reagon_ndaj_deklaratës_së_donald_trump
Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, pasi ka kritikuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan për izolimin dhe rrethimin e Venezuelës, i ka kërkuar OKB që të dënojë këto kërcënime të jashtëligjshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2019 03:10 Europe/Tirane
  • Maduro reagon ndaj deklaratës së Donald Trump

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, pasi ka kritikuar deklaratën e fundit të presidentit amerikan për izolimin dhe rrethimin e Venezuelës, i ka kërkuar OKB që të dënojë këto kërcënime të jashtëligjshme.

 Nikolas Maduro president i Venezuelës dënoi deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për rrethimin e vendit të tij dhe tha se Venezuela është një vend i pavarur dhe i lirë dhe askush nuk mund ta sanksionojë atë. Presidenti amerikan ditën e enjte ka deklaruar se Uashingtoni për të ushtruar më shumë presione ndaj Nikolas Maduro synon të rrethojë dhe vendosë bllokadë totale ndaj Venezuelës ose ta fusë atë në karantinë. Prej muajsh Amerika mbështet opozitarët që kanë kryer grusht shteti kundër qeverisë legjitime të Venezuelës. Juan Guaido lideri i opozitës në Venezuelë, më 23 janar duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve të tij, veten e shpalli president të Venezuelës dhe nisi të ndërmarrë veprime të dhunshme si grushti i shtetit kundër presidentit legjitim Nikolas Maduro. Shumë vende të botës mes tyre Irani, Rusia dhe Kina kanë dënuar këtë sjellje të Amerikës dhe kanë kërkuar të respektohet sovraniteti dhe tërësia territoriale e Venezuelës. Amerika duke vendosur sanksione dhe duke mbështetur opozitarët e qeverisë së Venezuelës mundohet të rrëzojë qeverinë legjitime të këtij vendi.