Jelekët e verdhë vazhdojnë protestat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89984-jelekët_e_verdhë_vazhdojnë_protestat
Mijëra francezë kanë demonstruar këtë të Shtunë, më shumë se tetë muaj pas fillimit të lëvizjes protestuese të jelekverdhëve në 17 nëntor 2018.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2019 16:37 Europe/Tirane
  • Jelekët e verdhë vazhdojnë protestat

Mijëra francezë kanë demonstruar këtë të Shtunë, më shumë se tetë muaj pas fillimit të lëvizjes protestuese të jelekverdhëve në 17 nëntor 2018.

Në Paris, Lion dhe Nantes, lëvizja e jelekëve të verdhë u rishfaq fuqishëm të Shtunën, për t’i bërë homazhe Steve Maia Caniço, i riu që vdiq pas një ndërhyrje policie në Nantes gjatë Festivalit të Muzikës. Kortezhet e formuara në shumë qytete, si Nantes, Toulouse, Caen, Le Havre, Montpellier, Tours dhe Rouen, u organizuan kësaj radhe në kujtim të Steve Caniço. Mijëra njerëz marshuan në Nantes për të denoncuar dhunën e policisë dhe tensionet midis protestuesve dhe policisë mbeten të larta. "Të gjithë e urrejnë policinë", brohoritën demonstruesit, disa prej të cilëve u përleshën me policinë, raporton AFP. Me mbërritjen e protestuesve para prefekturës, policia përdori ujin me presion dhe u dëgjuan të shtënat e para të gazit lotsjellës.