ISIS rekruton gra për sulme terroriste
Autoritetet e inteligjencës irakiane kanë paralajmëruar se grupi terrorist ISIS po rekruton gra për të kryer sulme me bomba dhe akte të ndryshme terroriste.
Gazeta shtetërore al-Sabah në Irak, duke cituar kreun e Departamentit të Inteligjencës dhe Kundër Terrorizmit në Ministrinë e Brendshme, Abu Ali al-Basri, raportoi të dielën se terroristët kishin lejuar gratë që të marrin pjesë gjithnjë e më shumë në aktet e terrorit. ISIS ka pretenduar se rekrutimi i grave është në përputhje me planifikimin e bombave në disa vende, shtoi Basri. "Shumë prej grave të rekrutuara janë transferuar nga Siria në disa shtete të tjera, përfshirë Sudanin para largimit të Presidentit Omar al-Bashir," tha ai. Basri më tej vuri në dukje se shërbimi i inteligjencës irakiane kishte arritur të depërtonte në radhët e ISIS, çka duket se ka çuar në shembjen dhe copëzimin e grupit terrorist.