Trump bllokoi të gjithë pasurinë e Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90030-trump_bllokoi_të_gjithë_pasurinë_e_venezuelës
Presidenti amerikan nxori një dekret në vazhdën e rrethimit ekonomik të Venezuelës, duke bllokuar të gjitha pasuritë dhe kapitalet venezueliane në Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2019 03:16 Europe/Tirane
  • Trump bllokoi të gjithë pasurinë e Venezuelës

Presidenti amerikan nxori një dekret në vazhdën e rrethimit ekonomik të Venezuelës, duke bllokuar të gjitha pasuritë dhe kapitalet venezueliane në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar sekuestrimin dhe bllokimin e të gjithë pasurive të Venezuelës në Shtetet e Bashkuara - një veprim që synon rrëzimin e Presidentit të Venezuelës në Amerikën Latine, Nicolas Maduro. Kjo është përtej sanksioneve të tjera siç janë sanksionet ndaj Korporatës Kombëtare të Naftës Venezuelës, sanksione ekonomike, ose dhjetëra zyrtarë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, të gjitha pasuritë dhe fitimet e qeverisë Venezuelë janë të bllokuara dhe nuk ka mundësi transferimi, pagese, lëshimi, tërheqje ose ndonjë transaksioni tjetër me ta. Sipas disa ekspertëve, rrethimi ndaj Venezuelës është aq i gjerë sa ka befasuar shumë aleatë të Trump. Ky është një bojkot i çdo tregtie me Venezuelën. Trump të enjten e kaluar kërcënoi se Venezuelën do ta fuste në karantinë. Që nga 4 shkurti, udhëheqësi kryengritës Venezuelës Juan Guido ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduro dhe u mundua të uzurpojë presidencën.