Shtohen sulmet ndaj xhamive në Gjermani
Sulmet e grupeve anti-islame ndaj xhamive në Gjermani janë shtuar shumë.
Kreu i këshillit të qendrës së myslimanëve në gjermani njoftoi se numri i sulmeve ndaj xhamive në këtë vend të raportuar nga policia tregon për faktin numri i rreziqeve që u kanosen xhamive dhe myslimanëve në Gjermani është tepër i lartë dhe nuk mund të parashikohet. Pas shtimit të rrezikut të sulmeve kundër myslimanëve në Gjemani, këta të fundit i kanë kërkuar qeverisë së Berlinit që të marrë masa për tu përballur me Islamofobinë. Kohët e fundit qendrat myslimane në Gjermani kanë marrë 15 kërcënime për sulme me bomba ndërkohë që qendra e myslimanëve në Gjermani thotë se deri tani ka marrë 20 kërcënime me sulme ndaj xhamive në qytete të ndryshme të Gjermanisë.