Amerika kërcënon, Gjermania reagon ashpër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90127-amerika_kërcënon_gjermania_reagon_ashpër
Një prej mosmarrëveshjeve të Amerikës me Gjermaninë që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, është insistimi i tij për shtimin e buxhetit ushtarak të Gjermanisë dhe rritjen e kontributit të këtij vendi në NATO.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2019 04:37 Europe/Tirane
  • Amerika kërcënon, Gjermania reagon ashpër

Një prej mosmarrëveshjeve të Amerikës me Gjermaninë që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, është insistimi i tij për shtimin e buxhetit ushtarak të Gjermanisë dhe rritjen e kontributit të këtij vendi në NATO.

ShBA-ja e quajti fyese mos rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga Gjermania dhe paralajmëroi zhvendosjen e trupave të saj në Poloni. Buxheti i Gjermanisë për mbrojtjen do të mbetet nën dy për qind saç kërkon NATO-ja, ndërkohë vendet e Europës Lindore që i druhen pushtimit të Rusisë, i kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake sipas objektivit të vendosur nga aleanca. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Gjermaninë se nëse nuk i rrisin shpenzimet ushtarake atëherë Uashingtoni do t’i zhvendosë trupat në Poloni. Ky paralajmërim u bë ambasadori amerikan në Berlin Richard Grenell, duke sinjalizuar padurimin e presidentit Trump rreth dështimit të kancelares Merkel të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, siç përcaktohet nga NATO. "Është fyese të supozosh se taksapaguesit amerikanë do të vazhdojnë të paguajnë mbi 50 mijë trupa në Gjermani, ndërsa gjermanët e shpenzojnë atë pjesë që i detyrohen aleancës për programet vendore", i tha ambasadori Grenell. Buxheti i Gjermanisë, anëtarja e dytë më e madhe e NATO-s, parashikon rritje të buxhetit të mbrojtës në 1.37 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2023 shpenzimet do të bien sërish në 1.25 për qind. Vendet e Europës Lindore si Polonia dhe Letonia, që i druhen ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, siç ndodhi në rastin e aneksimit të Krimesë në 2014-n, i kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake në nivelin e objektivit të vendosur nga aleanca. Shtetet e Bashkuara janë ankuar lidhur me buxhetin e Gjermanisë, ndërkohë marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar edhe për një varg çështjesh të tjera si tarifat tregtare si dhe gazsjellësi ‘Rrjedha Veriore 2’ nga Rusia në Gjermani. Shtetet e Bashkuara kanë mbi 33 mijë ushtarë në Gjermani dhe një kontingjent prej 17 mijë punonjësish civilë në mbështetje të tyre. Besohet se Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu një arsenal bërthamor në Gjermani. Deklarata e ambasadorit amerikan në Berlin është pasuar me reagimin e ashpër të politikanëve gjermanë në koalicionin qeveritar. Karsten Shnajder, një prej politikanëve të lartë të partisë Social-Demokrate të Gjermanisë, ka hedhur poshtë fuqishëm kërcënimet e ambasadorit amerikan dhe tha se të tilla deklarata janë të papërshtatshme në marrëdhëniet mes partnerëve. Shnajder ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadorit amerikan se Gjermania nuk shton buxhetin e saj ushtarak dhe tha: Mesa duket ambasadori amerikan nuk dëshiron të konfirmojë faktin se Gjermania ka shtuar shpenzimet e saj ushtarake. Ditmajer Bartesh kreu i fraksionit të partive të majta në Gjermani lidhur me këtë ka thënë: Qeveria gjermane duhet të pranojë pa asnjë kusht propozimin e Grenell për tërheqjen dhe largimin e forcave ushtarake amerikane nga Gjermania. Ai gjithashtu nga Amerika kërkoi që të heqë edhe armët bërthamore të saj nga Gjermania. Për momentin numri më i madh i forcave amerikane në Evropë gjendet në Gjermani. Mund të thuhet se mosmarrëveshjet mes Gjermanisë dhe Amerikës janë shtuar gjerësisht që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, si president i Amerikës. Mosmarrëveshja më e fundit mes këtyre dy vendeve është refuzimi i prerë i Gjermanisë për të marrë pjesë në koalicionin detar të propozuar nga Amerika për gjirin Persik. Përveç kësaj Gjermania është krejtësisht e pakënaqur nga roli ndërhyrës i ambasadorit amerikan në Berlin ndërkohë që vetë Trump në deklaratat e tij ka kritikuar dhe ofenduar kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.