Demonstrata masive anti-amerikane në Venezuelë
Demonstrata masive u mbajtën në shenjë proteste ndaj sanksioneve amerikane në Venezuelë.
Një numër i madh i qytetarëve të Venezuelës, duke përfshirë studentë, punëtorë, personel të zbatimit të ligjit dhe punonjës të qeverisë, janë tubuar në rrugët e Karakasit, kryeqyteti i Venezuelës, për të protestuar ndaj sanksioneve të reja amerikane kundër vendit të tyre. Sipas raportit, qytetarët e Venezuelës mbanin pankarta ku shkruhej "Jo Trump!". Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të bëjë presion për shkarkimin e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe të hënën e kaluar dha një urdhër të ri ekzekutiv që bllokon të gjitha pasuritë e qeverisë së Venezuelës. Urdhri jo vetëm që ndalon kompanitë amerikane që të tregtojnë me qeverinë e Venezuelës, por gjithashtu siguron kushte për sanksione të mundshme kundër korporatave dhe kompanive të huajve që ndihmojnë qeverinë e Karakasit.