Mbretëresha Britanike pranon paaftësinë e politikanëve të saj
Në kuadër të përpjekjeve të parlamentarëve britanikë për të futur mbretëreshën në temën e 'Brexit', Mbretëresha Elizabeth i ka cilësuar politikanët anglezë si të paaftë për të drejtuar vendin.
Sipas gazetës britanike The Sun, pavarësisht mungesës së përfshirjes së Mbretëreshës Britanike në çështjet politike, ajo është e zhgënjyer dhe irrituar nga komplotet e deputetëve britanikë për ta futur atë në çështjen "Brexit", siç thonë burimet e mirinformuara. Deri më tani, familja mbretërore ka qenë neutrale për këtë temë, por deklaratat e fundit të mbretëreshës përcaktojnë pjesërisht pozicionin e saj. Një burim mbretëror i tha gjithashtu Sunday Times se Mbretëresha Elizabeth shprehu pakënaqësinë e saj ndaj autoriteteve në vend. Në një ceremoni sekrete pas dorëheqjes së kryeministrit David Cameron mbretëresha ka parashtruar menjëherë pakënaqësinë e saj. Deputetët konservatorë dhe të partisë laburiste kanë komplotuar që mbretëresha të ndërhyjë në rast se kryeministri britanik Boris Johnson refuzon të japë dorëheqjen si rezultat i një votimi mosbesimi. Sidoqoftë, Johnson insiston të shmangë çdo sfidë të mundshme përpara afatit të 31 tetorit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.