Rusia paralajmëron kompaninë Google
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90161-rusia_paralajmëron_kompaninë_google
Perëndimorët gjatë presidencës së Vladimir Putin kanë bërë përpjekje të shumta për të krijuar trazira dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Rusisë. Këto përpjekje janë bërë nëpërmjet programeve propaganduese dhe luftës psikologjike. Protestat e fundit në Rusi janë bërë shkas për rritjen e përpjekjeve të perëndimorëve në këtë drejtim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2019 16:58 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron kompaninë Google

Perëndimorët gjatë presidencës së Vladimir Putin kanë bërë përpjekje të shumta për të krijuar trazira dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Rusisë. Këto përpjekje janë bërë nëpërmjet programeve propaganduese dhe luftës psikologjike. Protestat e fundit në Rusi janë bërë shkas për rritjen e përpjekjeve të perëndimorëve në këtë drejtim.

Pas veprimit të fundit të Youtube i cili ka lejuar transmetimin e imazheve të marra nga organizimi i protestave të jashtëligjshme në Rusi, një prej organeve monitoruese në Moskë ka paralajmëruar kompaninë Google. Youtube është sajti i dytë më i frekuentuar në botë dhe është pjesë e kompanisë Google. Ruskom Nadzor një prej organeve monitoruese e komunikimit dhe teknologjisë informative dhe mediatike në Rusi, ditën e dielë më 11 gusht ka paralajmëruar kompaninë Google dhe prej saj ka kërkuar që të ndërpresë transmetimin e imazheve në Youtube mbi protestat e jashtëligjshme në Rusi. Ky organ ka thënë: Në rast se transmetimi i tilla pamjeve nuk ndërpriten nga Youtube, Moska do ta konsiderojë atë ndërhyrje në çështjet sovrane kombëtare dhe veprim armiqësor. Më herët edhe zëdhënësja e MPJ të Rusisë ka paralajmëruar mediat perëndimore dhe prej tyre kërkoi që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Rusisë. Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë ka reaguar ndaj mënyrës së si mediat perëndimore mbulojnë protestat e tre javëve të kaluara në Moskë dhe tha se qeveria ruse do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të parandaluar ndërhyrjen e mediave perëndimore në punët e brendshme të Rusisë. Politikania opozitare dhe aleate e kritikut rus Alexei Navalny, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të lejojnë zgjedhje të lira për parlamentin e Moskës, përndryshe i presin protestat çdo javë. Lyubov Sobol, 31-vjeçare, është njëra nga 16 kandidatët opozitarë që nuk iu është lejuar pjesëmarrja në zgjedhjet e shtatorit. Autoritetet ruse deklaruan se Sobol dhe kolegët e saj kanë dështuar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, kusht për t’u regjistruar në garë. Sobol dhe kandidatët tjerë këtë arsyetim po e cilësojnë si gënjeshtër të pushtetit dhe ka insistuar se pjesëmarrja në zgjedhje do t’ua mundësonte edhe fitoren pasi partia në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ka rënë në popullaritet, ashtu si presidenti Vladimir Putin. Navalny ka pasur një ngritje të madhe gjatë viteve të fundit dhe një shtysë të madhe i ka dhënë edhe përkrahja e Sobolit me aleatët e saj. Policia gjatë javës së kaluar ka arrestuar disa persona në protestat e mbajtura kundër bllokimit të opozitës në zgjedhje. Sidoqoftë, abuzimi me mediat sociale nga perëndimi, veçanërisht nga SHBA, tani po manifestohet gjithnjë e më shumë. Perëndimorët, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, po investojnë shumë në mediat sociale për të promovuar fushatën e tyre kundër kombeve rivale, duke bllokuar gjithashtu autoritetet e vendeve të pavarura nga aksesi në këto media. Një shembull i dukshëm i kësaj pengese është kërkesa e administratës Trump për kompanitë e mediave sociale për të bllokuar praninë e liderëve opozitarë në këto rrjete, e fundit e së cilës është përpjekja për të bllokuar praninë e Ministrit të Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif në rrjetet sociale, si Twitter. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abas Musavi, duke iu referuar disa lajmeve që folën për bllokimin e aksesit të Zarif në rrjetet sociale, deklaroi: "Kjo tregon besimin e tyre në lirinë e informacionit dhe lirinë e shprehjes". Kërkesa të tilla shpesh plotësohen me një përgjigje pozitive nga pronarët e këtyre rrjeteve sociale. Kështu, rrjetet sociale të njohura i Facebook, Twitter dhe Youtube, tani po i shërbejnë Uashingtonit dhe qëllimeve të tij politike.