Anglezët sulmojnë ambasadën braziliane në Londër
Protestuesit e ndryshimeve klimatike kanë sulmuar ambasadën e Brazilit në Londër.
Protestuesit e ndryshimeve klimatike në shenjë proteste ndaj prerjes së pemëve dhe shkatërrimit të pyjeve të Amazonës në Brazil, në formë simbolike kanë sulmuar ambasadën e Brazilit në Londër. Në këto protestë aktivistë të ambientit dhe klimës kanë lëshuar topa me ngjyrë të kuqe në drejtim të ambasadës në shenjë proteste ndaj neglizhencës së qeverisë braziliane ndaj shkatërrimit të pyjeve të Amazonës. Edhe pse policia angleze është munduar të parandalojë protestuesit, këta të fundit kanë arritur të dëmtojnë muret e ambasadës. Përveç kësaj dy protestues janë ngjitur në muret e ambasadës ku kanë vendosur një parullë protestuese kundër politikave të ambientit të qeverisë braziliane. Ambasada e Brazilit deri tani nuk ka reaguar ndaj kësaj proteste dhe sulmi.