Vizita e kotë e John Bolton në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90183-vizita_e_kotë_e_john_bolton_në_londër
Donald Trump president i Amerikës pas zhvillimeve të fundit në Britaninë e Madhe dhe pas ardhjes në pushtet të Boris Johnson ka mbështetur zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit, duke kujtuar se këtej e tutje Londra do të ndjekë të gjitha politikat e Uashingtonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 13, 2019 16:48 Europe/Tirane
  • Vizita e kotë e John Bolton në Londër

Donald Trump president i Amerikës pas zhvillimeve të fundit në Britaninë e Madhe dhe pas ardhjes në pushtet të Boris Johnson ka mbështetur zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit, duke kujtuar se këtej e tutje Londra do të ndjekë të gjitha politikat e Uashingtonit.

Megjithatë pas vizitës dy-ditore të John Bolton dhe pas takimeve të tij me funksionarët e Londrës, u bë e qartë se autoritetet britanike nuk kanë treguar interesim përballë kërkesave të tepruara të qeverisë Trump. Bolton në këtë vizitë priste të merrte mbështetjen e plotë të qeverisë Johnson ndaj kërkesave të Uashingtonit kundrejt Kinës dhe Iranit, mirëpo deri tani ai haptazi është shprehur i pashpresë në këtë çështje. John Bolton përkundër kërkesës së parë të Amerikës drejtuar Londrës për të mbajtur qëndrime më të ashpra kundër Iranit dhe për të mos bashkëpunuar me kompaninë Huawei të Kinës, deklaroi se diskutimi për këto çështje është lënë për një moment të dytë. Amerika për momentin po ndjek dy objektiva kryesore që është ushtrimi i presioneve maksimale ndaj Iranit nëpërmjet vendosjes së sanksioneve më të ashpra dhe objektivi i dytë është parandalimi i aktiviteteve të kompanisë së madhe teknologjike dhe të komunikacionit të Kinës Huawei dhe për realizimin e tyre ajo kërkon bashkëpunim të plotë me Londrën. Për këtë arsye, inkurajimi i Londrës për të mbajtur qëndrime të ashpra kundër Teheranit dhe për të ndërprerë aktivitetin e kompanisë Huawei ishin objektivat kryesore të vizitës së John Bolton në Londër. Megjithatë Londra përpara takimit të Bolton me kryeministrin Boris Johnson, edhe një herë shprehu mbështetjen e saj për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Më herët Bolton është munduar shumë të imponojë idenë se Londra është e bindur për “ vdekjen” e marrëveshjes bërthamore dhe se ndjek Uashingtonin në politikën e presioneve maksimale kundër Iranit. Edhe pse për momentin Anglia ka mosmarrëveshje me Iranin lidhur me bllokimin e anijes angleze në ujërat e gjirit Persik për shkak të shkeljes së normave dhe dispozitave ndërkombëtare të lundrimit nga kjo anije, mirëpo mesa duket tema më e rëndësishme për qeverinë e Boris Johnson është Brexit dhe Londra në kushtet aktuale nuk dëshiron të futet në hallka të reja si Irani dhe Kina. Në vizitën e John Bolton në Angli, rëndësi kishte edhe qëndrimi i partisë Laburiste si parti opozitare në këtë vend. Qëndrimet e Corbyn dëshmojnë për faktin se politikanët e kësaj partie janë të mirënjohur me qëndrimet dhe politikat e Trump kundrejt Anglisë dhe se ata nuk dëshirojnë që në politikat e jashtme Londra të bëhet vegël e Uashingtonit. Këndvështrimi i Trump ndaj Anglisë është një këndvështrim nga sipër-poshtë dhe plotësisht si një vegël. Në këto kushte Amerika duke dhënë premtime si nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me Anglinë dhe dhënien e ndihmave pas zbatimit të Brexit, po mundohet të bindë qeveritarët konservatorë të Anglisë që të ndjekin kërkesat dhe qëllimet e qeverisë Trump.