Amerika nënshkruan kontratën për blerjen e sistemit Kupola e Hekurt
Departamenti amerikan i mbrojtjes zyrtarisht ka nënshkruar kontratën për blerjen e sistemit mbrojtës raketor Kupola e Hekurt nga regjimi sionist.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Israel 24, sipas të cilës Amerika do të marrë në dorëzim 2 sisteme të mbrojtjes raketore Kupola e Hekurt. Kontrata për blerjen e këtyre sistemeve është nënshkruar nga departamentit amerikan i mbrojtjes dhe ministria e sigurisë së regjimit sionist, javën e kaluar. Departamenti amerikan i mbrojtjes shkurtin e kaluar kishte deklaruar se synon blerjen e sistemit raketor Kupola e Hekurt nga regjimi sionist i cili do të përdoret për tu përballur me raketat balistike dhe sulmet ajrore. Vlen të theksohet se sistemi kupola e hekurt mund të godasë pothuajse çdo objekt në ajër në një distancë prej 70 km. Megjithatë në luftërat e fundit në Gaza është bërë e qartë se sistemi kupola e hekurt është krejtësisht i dobët përballë raketave të rezistencës.