Ministri i Mbrojtjes Venezuelës thekson mbështetjen ushtarake për Maduro
Ministri i mbrojtjes i Venezuelës përsëriti mbështetjen e ushtrisë për presidentin Nikolas Maduro.
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës Vladimir Padrino të martën në një ceremoni zyrtare edhe një herë shprehu mbështetjen për presidentin Nicolas Maduro dhe shtoi se asnjë grusht shteti dhe asnjë transferim i pushtetit nuk do të bëhet në Venezuelë. Ministri i mbrojtjes theksoi se nuk është e mundur të ndryshohet qëndrimi i ushtrisë, duke shtuar se këtu nuk do të vendoset asnjë qeveri tjetër sepse ushtria është e vetëdijshme për detyrimet e saj morale dhe ligjore. Mijëra venezueliane gjithashtu protestuan të dielën në mbështetje të presidentit Nikolas Maduro dhe kundër sanksioneve amerikane. Të mbështetur nga SH.B.A. opozita venezueliane kërkon të rrëzojë qeverinë e Maduro. Qeveria dhe kombi i Venezuelës e kanë quajtur atë një grusht shteti kundër presidentit të zgjedhur Nicolas Maduro. Shumë vende, përfshirë Iranin, Rusinë dhe Kinën, kanë dënuar sjelljen e SHBA dhe theksojnë nevojën për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Venezuelës.