Trump do blejë Groenlandën nga Danimarka
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90237-trump_do_blejë_groenlandën_nga_danimarka
Wall Street Journal raporton se Trump “ka shprehur vazhdimisht interes” për blerjen e Groenlandës, një territor autonom danez.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 16, 2019 16:50 Europe/Tirane
  • Trump do blejë Groenlandën nga Danimarka

Wall Street Journal raporton se Trump “ka shprehur vazhdimisht interes” për blerjen e Groenlandës, një territor autonom danez.

“Trump ka pyetur këshilltarët nëse SHBA-ja mund të përvetësojë Groenlandën, e vlerësuar si territor me interes për burimet e saj të shumta dhe rëndësinë gjeopolitike dhe sipas dy burimeve, Trump ka kërkuar nga këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë që të shqyrtojnë idenë,” raportoi Wall Street Journal. Raporti, duke përmendur burime anonime, thotë se disa nga këshilltarët e Trump-it e kanë mbështetur idenë si një veprim të mirë ekonomik, ndërsa “të tjerët e kanë hedhur poshtë atë”. Groenlanda ka një popullsi prej rreth 56.000 banorësh dhe është një pjesë vetëqeverisëse e Danimarkës. Pushteti vendor merret me punët e brendshme, por politikat e jashtme dhe ato të sigurisë trajtohen në Kopenhagen. Ish-kryeministri danez Lars Lukas Rasmussen shkroi në një mesazh në Twitter: "Kjo çështje është krejtësisht e pavend dhe ndoshta njësoj si Mashtrimi i Prillit. "Nëse Trump me të vërtetë mendon për këtë, kjo është prova e fundit që ai e ka humbur mendjen," tha zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Partisë Popullore daneze, Soren Espressen. Që në vitin 1946, në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën Harry Trumanin, tentuan të blinin ishullin gjigant nga Danimarka për 100 milion dollarë, por marrëveshja u refuzua. Groenlanda është ishulli më i madh i Tokës. Ishulli i mbuluar në 80% të tij nga akulli, bashkë me Antarktidën, ka dendësinë më të vogël të popullsisë në botë.