Berni Sander kërkon ndërprerjen e ndihmave të Amerikës për regjimin sionist
Senatori amerikan ka deklaruar se nëse Izraeli vazhdon të pengojë futjen e dy kongresmeneve në Palestinën e pushtuar, Uashingtoni duhet të ndërpresë ndihmat e tij për Tel Avivin.
Berni Sanders, që është kandidat për zgjedhjet e vitit 2020, në një intervistë për MSNBC ka thënë: Në rast se Izraeli vazhdon të pengojë vizitat e Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib në Palestinën e Pushtuar, ndihmat e huaja të Amerikës për Izraelin duhen ndërprerë. Sanders tha se ndalimi i futjes së këtyre kongresmeneve në Izrael i cili merr miliarda dollarë ndihma nga Amerika, është një ofezë e hapur. Ministria e jashtme e regjimit sionist më 15 gusht ka njoftuar se Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib për shkak të mbështetjes së tyre për lëvizjes BDS ndalohen të futen në Kods. Ndalimi i tyre është bërë me kërkesë dhe udhëzimet e presidenti Donald Trump në një Twitter të tij drejtuar kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu.