Emmanuel Macron thekson respektimin e marrëveshjes bërthamore
Presidenti francez Emmanuel Macron, në një takim me homologun e tij rus, theksoi respektimin dhe përkushtimin e vendit të tij në Marrëveshjen Bërthamore.
Duke folur me presidentin rus Vladimir Putin sot, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Parisi respekton marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe po përpiqet të sjellë Rusinë dhe BE në një këndvështrim tjetër më të afërt. Gjatë takimit të mbajtur në Marsejë, Putin tha se ai diskutoi me homolgun francez për çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale. Presidenti amerikan Donald Trump më 8 maj 2018 shpalli zyrtarisht tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet anti-iraniane. Vendet evropiane, me gjithë kundërshtimin e tyre politik dhe diplomatik ndaj masës së Trump, nuk ndërmorën veprime efektive dhe të dobishme në përmbushjen e detyrimeve të tyre për të mbrojtur interesat e Iranit kundrejt sanksioneve amerikane. Një vit më vonë, në maj të vitit 2019, Republika Islamike e Iranit uli detyrimet e saj të marrëveshjes bërthamore dhe në dy hapa rriti sasinë e uraniumit të pasuruar dhe rriti gradën e pasurimit të tij. Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif ka thënë se nëse Evropa vazhdon të jetë pasive, Irani do të zbatojë hapin e tretë të zvogëlimit të detyrimeve të tij në muajin shtator.