Rusia reagon pas testit raketor të SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90331-rusia_reagon_pas_testit_raketor_të_shba_së
Rusia kritikoi të martën Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një prove me raketë kruz, prodhimi dhe përdorimi i së cilës deri tre javë më parë ndalohej bazuar në një traktat armësh mes dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2019 17:35 Europe/Tirane
  • Rusia reagon pas testit raketor të SHBA-së

Rusia kritikoi të martën Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një prove me raketë kruz, prodhimi dhe përdorimi i së cilës deri tre javë më parë ndalohej bazuar në një traktat armësh mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara qartësisht kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit të tensioneve ushtarake”, tha sot zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Por Ryabkov tha se megjithatë Rusia nuk do të bëhej pjesë e një “garë të kushtueshme armatimesh”. Komentet e tij u bënë një ditë pasi Pentagoni njoftoi kryerjen e kësaj prove. Raketa e lëshuar të dielën në ishullin San Nicolas të Kalifornisë “goditi me precizion objektivin e saj pas më shumë se 500 kilometrash fluturim”, thuhej në një njoftim të Pentagonit. Më parë Shtetet e Bashkuara nuk mund të prodhonin raketa tokësore të afta për të përshkruar një gjatësi nga 500 në 5.500 kilometra për shkak të Traktatit të Forcave Bërthamore të Raketave me Rreze të Mesme Veprimi (INF), një pakt nënshkruar me Rusinë i cili daton disa dekada më parë. Uashingtoni u tërhoq nga ky pakt më 2 gusht. Sekretari i ri i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë se nëse ushtria amerikane prodhon një sistem raketor plotësisht tokësor, do të duhej që raketat konvencionale amerikane me rreze të mesme veprimi të dislokohen në Azi.