Kina, Rusia: SHBA po nis garën e re të armatimeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90332-kina_rusia_shba_po_nis_garën_e_re_të_armatimeve
Kina dhe Rusia kanë paralajmëruar se një provë e re raketore amerikane ka rritur tensionet ushtarake dhe rrezikon të shkaktojë një "garë të re armësh".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 20, 2019 22:07 Europe/Tirane
  • Kina, Rusia: SHBA po nis garën e re të armatimeve

Kina dhe Rusia kanë paralajmëruar se një provë e re raketore amerikane ka rritur tensionet ushtarake dhe rrezikon të shkaktojë një "garë të re armësh".

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang tha në një konferencë shtypi në Pekin të martën se SHBA duhet "të heqë dorë nga mentaliteti i saj i Luftës së Ftohtë" dhe "të bëjë më shumë gjëra që janë të favorshme për  paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale." "Ky veprim nga SHBA do të shkaktojë një raund të ri të një gare armësh, duke çuar në një përshkallëzim të konfrontimit ushtarak, i cili do të ketë një ndikim serioz, negativ në situatën e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale," tha Geng. Të martën, Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov gjithashtu akuzoi SHBA për shtimin e tensioneve ushtarake me provën e re raketore. "ShBA-të padyshim kanë ndërmarrë një rrugë drejt përshkallëzimit të tensioneve ushtarake. Ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve", tha zv/ministri i Jashtëm rus për agjencinë e lajmeve TASS të Rusisë. "Ne nuk do ta lejojmë veten të tërhiqemi në një garë të kushtueshme të armëve", shtoi Ryabkov. Moska vuri në dukje se teste të tilla duhet të përgatiten paraprakisht, që do të thotë se Uashingtoni kishte zhvilluar armë të tilla para se të braktiste traktatin INF. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se SHBA e kishte përgatitur testin e raketës, e cila nuk është në përputhje me Traktatin e Forcave Bërthamore të Rendit të Ndërprerë (INF), shumë kohë përpara se Uashingtoni të dilte zyrtarisht nga ky traktat. Sipas ministrit rus, përgatitjet mund të kishin filluar në tetor 2018 ose edhe më herët. Lavrov zbuloi gjithashtu se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton kishte thënë gjatë vizitës së tij në Moskë në tetor të vitit të kaluar se fjalët e Presidentit amerikan Donald Trump për nevojën për t'u tërhequr nga INF nuk ishin një ftesë për dialog, por ishin më tepër një vendim final. SHBA njoftuan fillimin e procesit të tërheqjes nga traktati INF në shkurt 2019. Uashingtoni pretendoi se Moska kishte shkelur marrëveshjen duke zhvilluar raketën e saj 9M729, e cila dyshohet se funksionon në rreze të ndaluara. Rusia mohoi akuzat dhe e prezantoi raketën për inspektim, por SHBA injoroi përpjekjet ruse dhe përdori pretendimet e saj si një pretekst për tërheqjen nga INF.