Rusia paralajmëron ashpër Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90335-rusia_paralajmëron_ashpër_turqinë
Rusia do të hakmerret ndaj çdo sulmi terrorist kundër pozicioneve të ushtrisë ruse në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2019 17:40 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron ashpër Turqinë

Rusia do të hakmerret ndaj çdo sulmi terrorist kundër pozicioneve të ushtrisë ruse në Siri.

Gjatë një konference për shtyp të martën, 20 gusht, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska kishte paralajmëruar Ankaranë kundër çdo sulmi terrorist që synon zonat e deskalimit në Siri. I pyetur në lidhje me situatën e zonave të deskalimit në Idlib, Sergei Lavrov u përgjigj: "Ne nuk do të rrimë duarkryq. Ushtarët tanë operojnë në zonat e çtensionimit në Idlib. Kolegët tanë turq do të duhet të bëjnë një dallim midis grupeve të armatosura që janë të gatshëm për t'u bashkuar me procesin e pajtimit dhe grupeve terroriste. Tashmë kemi theksuar se në rast se grupet terroriste dëshirojnë të sulmojnë zonat e çtensionimit, ato do të shtypen pa mëshirë. Terroristët nuk kanë ndalur kurrë veprimet e tyre provokuese që nga fillimi i këtij viti. " Luftimet në jug të Idlibit sot rezultuan me tërheqjen totale të terroristëve nga qyteti strategjik i Khan Sheikhun. Në muajt e fundit, Turqia ka dorëzuar një sasi të madhe të armëve dhe municioneve terroristëve të Frontit al-Nusra, me pretekstin e sigurimit të armëve për ushtarët e saj të vendosur në pikat e kontrollit në veri të Sirisë. Sipas Sputnik, "Turqia po furnizon hapur terroristët me armë dhe logjistikë dhe me dronë që herë pas here sulmojnë bazën ushtarake ruse Hmeimim, ndërsa pozicionet e ushtrisë siriane u janë dorëzuar të gjitha terroristëve nga Ankaraja".