Pheniani nuk preferon negociata me Amerikën
Ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka deklaruar se Phenainin nuk është i interesuar të zhvillojë negociata me Amerikën derisa kjo e fundit të vazhdojë politikat e saj armiqësore kundër Koresë së Veriut.
Njëkohësisht me vizitën e Stefen Bakon, i dërguari special i Amerikës për Japoninë dhe Korenë e Jugut, ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka dalë me një deklaratë ku thotë: Vendi nuk është i interesuar për negociata me Ameirkën, vetëm në rast se Uashingtoni heq dorë nga politikat e tij imponuese. Negociatat mes Amerikës dhe Koresë së Veriut janë ndërprerë që nga përfundimi i bisedimeve bërthamore në Hanoi të Vietnamit. Minsitria e jashtme e Koresë së Veriut ka dënuar testimet e raketave cruise me rreze të mesme veprimi të Amerikës dhe programin e Amerikës për të vendosur avionë F-35 në rajon e ka cilësuar veprim të rrezikshëm.