Reagimi i Rusisë ndaj ringjalljes së grupit G8
Zëdhënësi i Kremlinit thotë se ringjallja e grupit G8 varet nga konsultimi i vendeve të industrializuara tashmë anëtare të G7.
Dimtri Peskov, ka thënë se Kremlini do të konsultohet me të gjitha vendet anëtare të G7 përpara ringjalljes së grupit G8. Dje kanali CNN ka konfirmuar deklaratën e presidentit amerikan i cili kërkon riantarsimin e Rusisë në grupin G7 dhe ringjalljen e grupit G8. Donald Trump në një konferencë për shtyp në shtëpinë e bardhë, edhe një herë ka kritikuar administratën e Barack Obamës dhe ka thënë: Ai kërkoi largimin e Rusisë nga grupi i vendeve të industrializuara. Trump pasi mbështeti kthimin e Rusisë në grupin G7 tha: Në rast se Rusia kthehet si anëtare në grupin G7 ne kemi shumë për të thënë dhe diskutuar me këtë vend. Rusia pas krizës në Ukrainë në vitin 2014 u dëbua nga grupi G8 i vendeve më të industrializuara në botë dhe pas kësaj grupi mori emrin grupi G7. Takimi i krerëve të G7 d.m.th. Amerikës, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë do të mbahet më 24-26 gusht në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës.