Koreja e Veriut paralajmëron përsëri Amerikën
Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka paralajmëruar Amerikën për pasojat e vazhdimit të sanksioneve kundër Phenianit.
Ri Yong-ho, ka thënë se nëse Amerika nuk anulon sanksionet e saj kundër Koresë së Veriut, ky vend mund të rinisë testimin e raketave dhe aktivitetin e tij bërthamor. ai njëkohësisht deklaroi se Phenaini është i gatshëm të futet në bisedime pa kushte dhe gjithashtu është i gatshëm të përballet me Amerikën. Ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka deklaruar se Phenainin nuk është i interesuar të zhvillojë negociata me Amerikën derisa kjo e fundit të vazhdojë politikat e saj armiqësore kundër Koresë së Veriut. Njëkohësisht me vizitën e Stefen Bakon, i dërguari special i Amerikës për Japoninë dhe Korenë e Jugut, ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka dalë me një deklaratë ku thotë: Vendi nuk është i interesuar për negociata me Amerikën, vetëm në rast se Uashingtoni heq dorë nga politikat e tij imponuese. Negociatat mes Amerikës dhe Koresë së Veriut janë ndërprerë që nga përfundimi i bisedimeve bërthamore në Hanoi të Vietnamit. Minsitria e jashtme e Koresë së Veriut ka dënuar testimet e raketave cruise me rreze të mesme veprimi të Amerikës dhe programin e Amerikës për të vendosur avionë F-35 në rajon e ka cilësuar veprim të rrezikshëm.