Koreja e Veriut paralajmëron Amerikën
Ministria e jashtme e Kinës ka paralajmëruar Amerikën mbi pasojat e vazhdimit të sanksioneve amerikane kundër Phenianit.
Ka qenë pikërisht ministri i jashtëm i Koresë së Veriut ka paralajmëruar Amerikën për pasojat e vazhdimit të sanksioneve kundër Phenianit. Ri Yong-ho, ka thënë se nëse Amerika nuk anulon sanksionet e saj kundër Koresë së Veriut, ky vend mund të rinisë testimin e raketave dhe aktivitetin e tij bërthamor. ai njëkohësisht deklaroi se Phenaini është i gatshëm të futet në bisedime pa kushte dhe gjithashtu është i gatshëm të përballet me Amerikën. Ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka deklaruar se Phenainin nuk është i interesuar të zhvillojë negociata me Amerikën përderisa kjo e fundit të vazhdojë politikat e saj armiqësore kundër Koresë së Veriut. Njëkohësisht me vizitën e Stefen Bakon, i dërguari special i Amerikës për Japoninë dhe Korenë e Jugut, ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka dalë me një deklaratë ku thotë: Vendi nuk është i interesuar për negociata me Amerikën, vetëm në rast se Uashingtoni heq dorë nga politikat e tij imponuese. Negociatat mes Amerikës dhe Koresë së Veriut janë ndërprerë që nga përfundimi i bisedimeve bërthamore në Hanoi të Vietnamit. Ministria e jashtme e Koresë së Veriut ka dënuar testimet e raketave cruise me rreze të mesme veprimi të Amerikës dhe programin e Amerikës për të vendosur avionë F-35 në rajon e ka cilësuar veprim të rrezikshëm. Koreja e Veriut akuzon Shtetet e Bashkuara se "janë të prirura për akte armiqësore", pavarësisht marrëveshjeve për të rinisur bisedimet për çështjet bërthamore. Delegacioni i Phenianit në Kombet e Bashkuara tha se SHBA-ja është "e fiksuar pas sanksioneve". Ai po ashtu e akuzoi Uashingtonin për përpjekje për të "dëmtuar atmosferën paqësore" në Gadishullin Korean. Deklaratat vijnë pasi udhëheqësit e të dyja vendeve më herët kanë zhvilluar një takim historik. Koreja e Veriut ditë më parë ka lëshuar raketën e katërt të provës. Raketat thuhet se janë lëshuar nga krahina e Huangqa në jug të Republikës Popullore të Koresë. Provat raketore të Koresë së Veriut duket se kanë për qëllim forcimin e teknologjisë së saj të raketave para fillimit të negociatave me SHBA, pasi testet e tilla raketore do të jenë të vështira për Korenë e Veriut. Nga ana tjetër, disa ekspertë kanë bërë thirrje për një ushtrim të përbashkët ushtarak SHBA-Korenë e Jugut për të zemëruar dhe shqetësuar Korenë e Veriut dhe kanë përshkruar testet e fundit të raketave si përgjigje të ushtrimeve të ardhshme ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA. Situata e marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Amerikës është e tensionuar edhe pse presidenti amerikan ka deklaruar se nga lideri i Koresë së Veriut ka marrë një letër të bukur. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet e tij me liderin verikorean, duke thënë se ato janë "shumë të mira" Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ka pranuar një letër "shumë të ngrohtë" dhe "të bukur" nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, edhe pse negociatat mbi armët bërthamore midis dy vendeve mbeten të mbyllura. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet e tij me liderin verikorean, duke thënë se ato janë "shumë të mira" dhe duke shprehur optimizëm se "diçka do të ndodhë" në lidhje me bisedimet e zvarritura. Trump tha se një samit i tretë i mundshëm me Kim mund të ndodhë pasi i dyti i cili u mbajt në fillim të këtij viti përfundoi pa rezultate.