Rusia teston raketa balistike nga nëndetëset në detin Barents
Rusia testoi të shtunën raketat balistike Sineva dhe Bulava nga dy nëndetëse nga rajoni polar i Arktikut dhe nga Deti Barents si pjesë e trajnimit luftarak, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Sineva, një raketë ndërkontinentale me karburant të lëngshëm u qëllua nga nëndetësja Tula, ndërsa një raketë Bulava, raketa më e re ruse me karburant të ngurtë, u lëshua nga nëndetësja Yuri Dolgoruky, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Ato goditën objektivat në terrenet e trajnimit në rajonin verior Arkhangelsk dhe në gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë. "Gjatë testimeve u konfirmuan karakteristikat teknike të specifikuara të raketave balistike dhe efikasiteti i të gjitha sistemeve raketore të nëndetëseve", thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.