Protesta në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90426-protesta_në_francë
Mijëra protestues kundër globalizmit nga Franca dhe mbarë bota si dhe aktivistë të mjedisit bashkuan sot forcat me "jelekë verdhët" dhe separatistët baskë dhe marshuan pranë qytetit të Biarritz, ku po mbahet samiti i G7.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 25, 2019 05:37 Europe/Tirane
  • Protesta në Francë

Mijëra protestues kundër globalizmit nga Franca dhe mbarë bota si dhe aktivistë të mjedisit bashkuan sot forcat me "jelekë verdhët" dhe separatistët baskë dhe marshuan pranë qytetit të Biarritz, ku po mbahet samiti i G7.

Drejtuesit në Gjermani, Britani dhe Francë thonë se katastrofa masive e mjedisit është një "krizë globale" dhe do të jetë në qendër të diskutimeve sot dhe të dielën. Vendet e G7 do të shpallin masa nesër për të ndihmuar Brazilin të merret me zjarret e mëdha të pyjeve që kanë përfshirë Amazonën. Protestuesit u mblodhën në qytetin Edai, në kufirin francez me Spanjën, për të protestuar ndaj politikave ekonomike dhe klimatike të ndjekura nga vendet më të zhvilluara të industrializuara dhe për të promovuar politika alternative. Fatkeqësia e madhe mjedisore në Amazonë,  "krimi" mjedisor siç e quajnë aktivistët dhe ambientalistët, ishte një nga parullat kryesore të protestuesve. "Drejtuesit më të mëdhenj kapitalistë janë këtu dhe ne duhet t'u tregojmë atyre se lufta po vazhdon. Është më shumë para për të pasurit dhe asgjë për të varfrit. Protestuesit gjithashtu mbajtën pankarta me parulla të ndryshme ,si parullat në favor të Palestinës.