G7, Macron diskuton "marrëveshjen" dhe "deklaratën e përbashkët" për Iranin
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën se të gjithë anëtarët e G7 donin të shmangnin një konfrontim me Iranin.
Në një intervistë të transmetuar në kanalin LCI, Emmanuel Macron tha se liderët e shtatë vendeve që u takuan në Biarritz "kanë rënë dakord për atë që do të thuhet bashkarisht për Iranin " dhe për parimin e një "Deklarate të përbashkët". Macron tha se marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një dokument i vlefshëm dhe se duheshin ndërmarrë hapa praktikë për të reduktuar tensionet. Burime diplomatike thanë më herët gjatë ditës se liderët e G7 kishin rënë dakord të "caktonin Presidentin Francez Emmanuel Macron të diskutonte me Iranin, mbi bazën e shkëmbimeve mes tyre, dhe t'i dërgonin Teheranit një mesazh" për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në rajon.