Ideja e habitshme e Trump: Sulmoni tufanet me bomba atomike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90449-ideja_e_habitshme_e_trump_sulmoni_tufanet_me_bomba_atomike
Presidenti amerikan në vazhdën e deklaratave të tij të habitshme dhe qesharake, ka dhënë idenë e sulmit me bomba atomike kundër tufaneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2019 07:47 Europe/Tirane
  • Ideja e habitshme e Trump: Sulmoni tufanet me bomba atomike

Presidenti amerikan në vazhdën e deklaratave të tij të habitshme dhe qesharake, ka dhënë idenë e sulmit me bomba atomike kundër tufaneve.

Donald Trump u ka kërkuar disa herë autoriteteve të ministrisë së brendshme dhe këshillit të sigurisë kombëtare që tufanet që i drejtohen Amerikës të qëllohen me bomba atomike. Tufanet krijohen në Afrikë dhe përshkojnë të gjithë oqeanin e Atlantikut duke iu drejtuar Amerikës dhe për këtë ata duhen qëlluar në mes të rrugës në oqean dhe në këtë formë të ndërpriten, ka thënë në fjalën e tij presidenti amerikan Donald Trump. Autoritetet e Shtëpisë së Bardhë nga ana e tyre kanë thënë se do ta analizojnë këtë deklaratë dhe ide të presidentit amerikan. Trump është shprehur se qeveria duhet të ndërhyjë përpara se sa tufanet të mbërrijnë në Amerikë. Në një prej artikujve të këshillit të sigurisë kombëtare në Amerikë, thuhet Trump thotë se përse qeveria nuk duhet të përdorë bombat për të ndaluar tufanet. Deklaratat e çuditshme dhe të habitshme të Trump gjithmonë janë pasuar me reagimin e popullit, medias dhe politikanëve vendas dhe jashtë Amerikës.