Pesë gjeneralë turq japin dorëheqje
(last modified Mon, 26 Aug 2019 18:12:49 GMT )
Gusht 26, 2019 20:12 Europe/Tirane
  • Pesë gjeneralë turq japin dorëheqje

Pesë gjeneralë nga ushtria turke kanë dhënë dorëheqje pas një takimi të këshillit ushtarak në fillim të këtij muaji, njoftoi të dielën gazeta e opozitës turke Cumhuriyet.

Këshilli i Lartë Ushtarak, i kryesuar nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, u mblodh për të diskutuar për promovimet, pushimet nga puna dhe emërimet e personelit të lartë ushtarak. Dorëheqjet nga një gjeneralmajor dhe katër gjeneralë brigade u dorëzuan si reagim ndaj vendimeve të këshillit, të cilat u përshkruan nga oficerët ushtarakë në pension si një përpjekje për ta bërë ushtrinë turke më të vogël, thuhet në raportin e gazetës Cumhuriyet. Midis atyre që kanë dhënë dorëheqjen është komandanti i divizionit të Forcave të Armatosura Turke për provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, gjeneralmajor Ahmet Ercan Cobancı, si dhe një oficer tjetër i ushtrisë përgjegjës për provincën siriane, tha faqja e pavarur e lajmeve T24. Gjeneralët Recep Ozdemir, Omer Faruk Ozdemir, Ugur Bulend Acarbay dhe Ertugrul Saglam janë katër të tjerët që kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.

 

Tags