Pyetja e çuditshme e Trump, ku ndodhet Anglia?
Presidenti amerikan në gafën e tij më të fundit në takimin që pati me kryeministrin anglez bëri një pyetje lidhur me gjeografinë e Anglisë dhe tha: Ku ndodhet Anglia?
Trump me pyetjet e tij të çuditshme ka habitur botën dhe kësaj here ka pyetur për shtrirjen gjeografike të Anglisë, të cilën ja ka parashtruar kryeministrit anglez. Gazeta angleze Daily Telegraf shkruan se edhe pse Donald Trump ka vlerësuar Boris Johnson, mirëpo marrëdhëniet mes Amerikës dhe Anglisë janë futur në një fazë të habitshme pas pyetjes së çuditshme të Trump se ku ndodhet Anglia. Në vazhdim thuhet se përpara këtij diskutimi ku Trump është vënë në siklet ai ka pyetur: Çfarë ka ndodhur me Anglinë dhe ka pretenduar se ata ( anglezët) nuk e përdorin më fjalën Angli. Trump në kohën e organizimit të takimit të grupit G7 deklaroi se e ka pyetur Johnson për vendndodhjen gjeografike të Anglisë. Trump ka thënë: Unë e kam pyetur Johnson: Ku ndodhet Anglia? Çfarë i ka ndodhur Anglisë? Ata nuk e përdorin më shumë atë.