Brazili pranoi ndihmën e huaj për të kontrolluar zjarrin në Amazon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90495-brazili_pranoi_ndihmën_e_huaj_për_të_kontrolluar_zjarrin_në_amazon
Presidenti brazilian më në fund ra dakord të sigurojë fonde të huaja për të luftuar zjarrin e Amazonës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 28, 2019 11:38 Europe/Tirane
  • Brazili pranoi ndihmën e huaj për të kontrolluar zjarrin në Amazon

Presidenti brazilian më në fund ra dakord të sigurojë fonde të huaja për të luftuar zjarrin e Amazonës.

Të martën, një ditë pasi refuzoi një ndihmë prej 20 milion dollarësh nga vendet e Grupit 7, Brazili ka pranuar fonde nga organizatat e huaja dhe madje edhe nga disa vendet e tjera për të luftuar zjarrin në Amazon, raporton AFP. Ndryshimi erdhi ndërsa zjarri në Amazon shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe kërcënoi një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Brazilit që u nënshkrua pas 20 vjet negociatash. Macron të premten e kaluar i quajti zjarret masive të pyjeve në Amazon "një krizë globale" dhe në një mesazh për Bolesonaru tha se ne nuk mund t'ju lejojmë që të shkatërroni gjithçka. Me qindra mijëra hektarë të pyjeve të Amazonës në Bolivi, Brazil dhe Paraguai janë shkatërruar dhe këto vende janë në gjendje të jashtëzakonshme.