Erdogan insiston në blerjen e avionëve rusë
Presidenti turk insistoi në përpjekjet e Ankarasë për të blerë avionët luftarakë rusë.
Sipas agjencisë Reuters, Rexhep Tajip Erdogan tha të premten në Ankara se Turqia po kërkon të blejë luftëtarët rusë Sukhoi-35 dhe Sukhoi-57. Nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të pengojnë shitjen e avionëve F-35 në Turqi, Ankaraja do të blejë avionët luftarakë nga Rusia, shtoi Erdogan. Dorëzimi i dërgesave të sistemeve raketore ruse "S-400" në Turqi, që filloi më 12 korrik 2019, ka shkaktuar kritika të forta nga SHBA dhe Uashingtoni e përjashtoi Turqinë nga programi i prodhimit të avionëve F-35. Erdogan, i cili ka marrë pjesë në një panair të aeroplanëve MAKS 2019 në Zhukovsky afër Moskës, e ka pyetur liderin rus nëse mund të blihen avionët Su-57. “Mund ta bleni”, është përgjigjur Vladimir Putin, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.