Franca merr masa për Brexit pa marrëveshje
(last modified Sat, 31 Aug 2019 20:30:10 GMT )
Gusht 31, 2019 22:30 Europe/Tirane
  • Franca merr masa për Brexit pa marrëveshje

Ministri francez i financave njoftoi se Parisi po merr masa për një Brexit pa marrëveshje. Geral Darmanin, pas takimit që pati me Michel Gove këshilltar konsulent për Brexit, deklaroi se Franca është e gatshme për të përballuar një Brexit pa marrëveshje.

Ajo që BE nuk ka arritur një marrëveshje të pranuar nga Londra është diçka që e ka detyruar Francën të marrë masa për vendosjen e forcave të reja në kufirin me Anglinë. Sipas shumë analistëve nëse Anglia del nga BE pa ndonjë marrëveshje, ajo do të përballet me pasoja të shumta ekonomike dhe politike.

Tags