Ukrainë: Deputetëve u hiqet imuniteti
Deputetët e parlamentit të Ukrainës kanë nxjerrë një ligj që u heq atyre imunitetin gjyqësor.
Plani për heqjen e imunitetit gjyqësor të deputetëve është miratuar me 373 vota pro ndërkohë që për kthimin e tij në ligj ishin të mjaftueshme 300 vota. Në procesin e votimit 27 prej deputetëve kanë abstenuar. Në planin e sapo miratuar është hequr neni që përcakton se deputetët e parlamentit mund të ndiqen nga gjyqësor apo arrestohen vetëm me aprovimin e parlamentit. Projektligji i ri do të vihet në zbatim pasi të jetë firmosur nga kryetari i parlamentit dhe nga presidenti. Ligji do të futet në funksion që prej janarit të vitit 2020. Vlen të theksohet se qeveria e Ukrainës prej vitesh përballet me presione nga populli dhe nga FMN për kryerjen e reformave sidomos në legjislacionin e luftës kundër korrupsionit.