Vdes në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90705-vdes_në_moshën_95_vjeçare_ish_presidenti_i_zimbabvesë_robert_mugabe
Ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka ndërruar jetën në moshën 95-vjeçare, raporton BBC.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2019 07:30 Europe/Tirane
  • Vdes në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe

Ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka ndërruar jetën në moshën 95-vjeçare, raporton BBC.

Mugabe ka humbur betejën pas një beteje shumëvjeçare me një sëmundje të rëndë, e këtë e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Lajmin për vdekjen e Mugabes e ka kumtuar para opinionit presidenti aktual i këtij vendi afrikan Emerson Mnangagva.

Raportohet se muajve të fundit është ndjerë shumë keq dhe nuk ka mundur të ecë, ndërsa gjatë tërë kohës ishte trajtuar në Singapor. Megjithatë nuk është raportuar se nga cila sëmundje vuante.

Kujtojmë se Mugabe ishte rrëzuar nga pushteti në nëntor të vitit 2017, ku për më shumë se 30 vite kishte udhëhequr me Zimbabvenë.

Mugabe ishte bërë kryeministër në vitin 1980, e shtatë vite më vonë ka lënë këtë post duke u emëruar president i vendit.