Maduro kërkon përndjekjen gjyqësore të Fuaidos
Presidenti i Venezuelës ka kërkuar nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi që ta vendosin nën përndjekje liderin e opozitarëve të varur nga Amerika me akuzë të tradhtisë ndaj vendit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nikolas Maduro ditën e enjte në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror VTV, ka zbuluar Juan Guaido, lideri i opozitarëve të varur nga Amerika, po zhvillon negociata për të dhënë rajonin Esquibo në shkëmbim të mbështetjes politike ndaj të ashtuquajturës qeveri qesharake të tij.
Rajoni Esquibo është një rajon me rezerva shumë të mëdha minerale dhe burime naftore në juglindje të Venezuelës dhe në afërsi të ujërave të lira.
Presidenti i Venezuelës ka kërkuar nga prokurori i këtij vendi që me precizitet të marrë hapa në këtë drejtim, për arsye se Guaido ka kryer tradhti ndaj vendit.